Sondazhet: Clinton rimerr përparësinë ndaj Trump

Amerika

Sondazhet: Clinton rimerr përparësinë ndaj Trump

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 16:26
Hillary Clinton dhe Donald Trump

Demokratja Hillary Clinton dhe Republikanin Donald Trump, kanë vazhduar të sulmojnë karakteret e njeri tjetrit, gjashtë ditë para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përderisa sondazhet nga Reuters tregojnë që Clinton sërish është në përparësi ndaj Trump, që nga rënia të cilën e pësoi gjatë javës së kaluar.

Disa sondazhe kombëtarë kanë treguar ngushtimin e udhëheqjen së Clinton ndaj Trump, që kur janë rihapur hetimet ndaj Hillary Clinton, për përdorimin e e-mail privat të saj gjatë kohës sa kishte shërbyer si sekretare e shtetit.

Megjithatë, sondazhet ditore të publikuara ditën e mërkurë kanë treguar ngritjen e Clinton për 6%, kështu duke fituar përparësinë e njëjtë që kishte ndaj Trump, para deklaratës së FBI-së në lidhje me e-mail të saj.

Shenjat për ngushtimin e garës kanë tronditur tregjet financiare, përderisa investitorët kanë filluar të marrin parasysh mundësinë e fitores së biznesmenit nga New York me 8 nëntor.

Investitorët janë shqetësuar për shkak të pasigurisë së qëndrimeve të Trump duke përfshirë çështjet e politikave ndërkombëtare, marrëdhënieve tregtare dhe imigrantëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat