Trump largohet me shpejtësi nga Shërbimi Sekret gjatë fjalimit të tij

Amerika

Trump largohet me shpejtësi nga Shërbimi Sekret gjatë fjalimit të tij

Më: 6 nëntor 2016 Në ora: 07:47
Donald Trump

Gjatë takimit të radhës që ai mbajti në Nevada, oficerët e shërbimit sekret e larguan atë me shpejtësi nga padiumi.

Vendi i tij në podium mbeti bosh dhe turma ndoqi me ankth atë që po ndodhte. Më pas u njoftua arrestimi i një personi që u tha se ishte i armatosur, por kjo nuk u konfirmua zyrtarisht.

Kaluan disa minuta, e më pas Trup u rikthye sërish në podium, duke mos harruar të falenderonte oficerët e shërbimit.

Një zëdhënës i Shërbimit Sekret tha në një deklaratë se ka pasur një trazirë në turmë dhe një individ i paidentifikuar bërtiti “armë”, edhe pse nuk u gjetën armë pas një kërkimi të plotë.

Një burrë, që më pas u prezantua për gazetarët si Austyn Crites u ndalua menjëherë dhe u nxor jashtë nga dhjetëra punonjës të policisë, shërbimit sekret dhe oficerë të SWAT të armatosur.

Një zyrtar i zbatimit të ligjit më pas i tha CNN se ndaj personit të ndaluar nuk janë ngritur akuza.

Pasi ai u lirua nga paraburgimi, Crites u tha gazetarëve se incidenti filloi kur ai bëri një gjest “Republikanët kundër Trump”.

Ai tha se menjëherë një grup njerëzish e kishin sulmuar dhe se dikush bërtiti diçka në lidhje me një armë.

Trump nuk pësoi asnjë lëndim dhe u kthye ne skenë disa minuta më vonë për të përfunduar fjalimin e tij.

Rrëfimi i “atentatorit” ndaj Donald Trump në Nevada: Më goditën derisa më hodhën në tokë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat