Trump në vitin 2008: Hillary është grua e mrekullueshme

Amerika

Trump në vitin 2008: Hillary është grua e mrekullueshme

Më: 6 nëntor 2016 Në ora: 07:45
Familjet Clinton dhe Trump

Mediat amerikane e kanë gjetur një intervistë të Donald Trumpit nga viti 2008 ku ai flet vetëm fjalë të mira për kundërshtaren e tij, Hillary Clinton dhe bashkëshortin, Bill.

Trump, kandidat i Republikanëve në zgjedhjet presidenciale të së martës, në një intervistë për televizionin NY1, falënderon çiftin Clinton.

“Bill Clinton ka qenë president i mirë, Hillary Clinton është grua e mirë dhe e madhe”, ka thënë ai.

Sipas intervistës të vitit 2008, Hillary gjithashtu është “grua e mrekullueshme, e mençur dhe person i mirë”.

Në ndërkohë, gjërat kanë ndryshuar dukshëm

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat