Rrëfimi i “atentatorit” ndaj Donald Trump në Nevada: Më goditën derisa më hodhën në tokë

Amerika

Rrëfimi i “atentatorit” ndaj Donald Trump në Nevada: Më goditën derisa më hodhën në tokë

Më: 6 nëntor 2016 Në ora: 12:01
Austyn Crites

Personi i cili bëri që Donald Trump të nxirrej jashtë skenës nga agjentët e Shërbimit Sekret, ka thënë se mbështetësit e kandidati republikan u kthyen kundër tij ndërkohë që mbante një poster që shkruante “Republikanët kundër Trump”.

Njeriu, i cili e identifikoi veten si Austyn Crites nga Reno, i tha “The Guardian” se ai po mbante posterin në një tubim, kur përkrahësit Trump filluan ta sulmonin deri sa e hodhën në tokë.

Donald Trump është nxjerre jashtë skenës me shpejtësi nga agjentët e Shërbimit Sekret në këtë miting në Nevada

33-vjeçari, i cili thotë se ai ka qenë anëtar i Partisë Republikane për rreth 6 vjet.

Ka pasur skena paniku në këtë tubim të Trump, me sa duket i nxitur nga britma se të paktën një person në turmë po mbante një armë.

Qindra njerëz ikën nga pjesa e prapme në panik ndërkohë që Trump u nxor me nxitim nga skena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat