Cody McClain Brown: Mund të ketë trazira nëse humb Trump

Amerika

Cody McClain Brown: Mund të ketë trazira nëse humb Trump

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 20:43
Cody McClain Brown

Kanë mbetur edhe pak orë kur amerikanët do të zgjedhin Presidentin e 45-të dhe gara në mes të demokrates Hillari Clinton dhe republikanit Donald Trumpm është e ngushtë dhe është e vështirë të parashikohet se kush do të dal fitues.

Në prag të zgjedhjeve presidenciale amerikane të gjitha sondazhet tregojnë një garë të ngushtë mes Hillary Clinton dhe Donald Trump. Politologu amerikan Dr. Cody McClain Brown, në një analizë të zgjedhjeve, favorizon Hillary Clinton, por nuk e lënë pas dore mundësinë për të fituar dhe Trump.

“Unë mendoj se ai do të fitojë Hillary Clinton. Por gara është e ngushtë dhe shumë sondazhe dhe ekspertë e parashikojnë që për të fituar Hillary,  duhet të mobilizohen afrikano-amerikanët dhe Latino amerikanët dhe të mbajë kryesimin në Pensilvani, New Hampshire, Kolorado dhe Nevada. Problemi i saj më i madh është mungesa e entuziazmit në mesin e votuesve që kanë votuar për Obamën. Dhe partitë politike rrallë kanë arritur të sigurojë një mandat të tretë në Shtëpinë e Bardhë. Por unë ende mendoj se do të fitojë. Sondazhet ende japin asaj një avantazh të lehtë ndaj Trump”, shkruan Brown.

Por ai nuk le anash as mundësinë e trazirave të cilat mund të jenë të dhunshme nëse humba Trumpm pasi kjo do të ishte fitorja e tretë radhazi e demokratëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat