Yjet që do të largohen nga SHBA, nëse Trump fiton

Amerika

Yjet që do të largohen nga SHBA, nëse Trump fiton

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 17:51
Donald Trump

Politika ka hyrë në mendjet e secilit dhe këtu nuk bëjnë përjashtime as yjet e Hollywoodit, disa prej të cilëve kanë lidhur rezultatet e zgjedhjeve me qëndrimin e tyre ose jo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në listën e yjeve amerikane, të cilët paralajmërojnë largim nga SHBA, nëse kandidati republikan, Donald Trump do t’i fitojë zgjedhjet presidenciale.

Shumica e tyre kanë deklaruar se ata do të bartën në Kanada apo vende të tjera në rast se Trump fiton zgjedhjet, duke u lutur që kjo të mos ndodhë.

Këngëtarja Cher, ylli i serialit “Breaking Bad, Bryan Cranston, këngëtarja ikonike Barbra Streisand kanë deklaruar se do të barten në Kanada.

Edhe këngëtari Ne-Yo ka thënë se do të bëhet fqinj me reperin Drake, në kryeqytetin e Kanadasë.

Në ndërkohë, mbështetësit e Trump kanë thënë se në rast humbjes së zgjedhjeve nga ana e tij, do të zhvendosen në Rusi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat