Exit Polli i CNN: Amerikanët vendosën para shtatorit se kënd do ta votonin

Amerika

Exit Polli i CNN: Amerikanët vendosën para shtatorit se kënd do ta votonin

Nga: A.Zh Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 23:48
Clinton, Trump

Votuesit amerikanë i kanë thirrur mendjes së tyre qe një kohë të gjatë, sipas të dhënave të exit polleve të hershme.

Rreth 62 % e votuesve kanë vendosur përpara shtatorit se cili do të jetë kandidati i tyre i preferuar.

Ndërsa 26%, kanë vendosur në shtator ose në tetor, shkruan CNN.

Vetëm 12% e votuesve vendosën javën e kaluar ose në ditët e fundit.

Sipas anketës,  zbulimet e fundit të FBI për hapjen dhepastaj mbylljen e hetimit për e-mail-et e Hillary Clinton-it dhe akuzat e Donald Trump për sjellje seksuale të papërshtatshme, nuk kanë pasur shumë ndikim mbi amerikanët./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat