Ja për kë votuan zonjat Trump

Amerika

Ja për kë votuan zonjat Trump

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 00:19
Donald Trump dhe Melania

Reja e Donald Trumpit, Lara, të martën ka I ka thwnw Erin Burnettit të CNN-it se ajo dhe Melania Trump kanë votuar për Trumpin në vendvotimin e tyre në New York.

Ky reagim i saj erdhi pasi Burnett lëshoi një video-incizim i cili sikur shfaqte bashkëshortin e Lara Trumpit, Ericun, të birin e Donaldit, duke shikuar me bisht të syrit fletëvotimin e saj, si dhe pamjet ku Donald Trump inspektonte fletëvotimin e Melanias.

 “As që i kam parë fletëvotimet e tyre. Nuk e kam ditur se bashkëshorti im po më kontrollonte por mund të them se unë dhe Melania votuam për Donald Trumpin për president të SHBA-ve”., ka thënë Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat