Fitorja e Trumpit, qytetarët e Kalifornisë kërkojnë pavarësinë nga SHBA

Amerika

Fitorja e Trumpit, qytetarët e Kalifornisë kërkojnë pavarësinë nga SHBA

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 21:42
Ilustrim

Fitorja e Donald Trampit në zgjedhjet presidenciale në SHBA, ka sjellë reaksion në shtetet të cilat konsiderohen si bastione tradicionale të demokratëve.

Banorët e Kalifornias, shteti që dërgon më shumë delegatë në Uashington, kanë filluar në media sociale një fushatë për shkëputjen e tyre nga SHBA-ja. Fushata ka nisur përmes rrjetit social “Twitter” përmes etiketave të tilla si “#CalExit”, çka nënkupton dëshirën e banorëve për t’u shkëputur nga SHBA.

Qytetarët në fjalë theksojnë se mund t’ia dalin të vetëm pasi ekonomia e shtetit të tyre është e gjashta më e madhe në botë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat