Analistët japin detaje se si fitoi Trump

Amerika

Analistët japin detaje se si fitoi Trump

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 08:40
Pamje nga votimet në SHBA

Shumë pyesin: Përse fitoi Donald Trump presidencën? Analistët thonë se klasat e larta të shoqërisë votuan për Clinton, ndërsa ata që janë shumica , pikërisht shtresat më të ulëta besojnë se Trump do të sjellë ndryshimin.

Ai triumfoi më stilin e veçantë që në mënyrë të vazhdueshme atakonte ato që i cilëson si plagët e shoqërisë. Manjati i pasurive të patundshme ka premtuar se do të luftojë klasën e korruptuar të shoqërisë, se do të shfarosë terrorizmin, se do të rishikojë politikat e emigracionit, se do t’i hape rrugët tregtisë dhe se do të çelë mijëra vende pune.  

Por si? Miliarderi që siguron në llogarinë e tij bankare 3.7 miliardë dollarë pasuri gjatë fushatës nuk ka dhënë detaje mbi implementimin e këtyre politikave të reja. Në mënyrë të vazhdueshme ai ka prekur popullin në pikat e dobëta, dhe ata të dëshpëruar për ndryshim dhe të zhgënjyer nga brezi i regjur i figurave politike, nuk bën gjë tjetër veçse e votuan.  Një tjetër faktor është se ai kishte përballë një kandidate të konsumuar për thuajse 3 dekada në jetën publike të vendit. Amerikanët ndihen të lodhur. Por tani detyra e Donald Trump nuk është e lehte. 

Ai do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë me frikën e rritjes së ksenofobisë për shkak të retorikës ekstremiste. Muri që ka premtuar me Meksikën disa analistë thonë që ishte një deklaratë fushate thjesht për të bërë bujë mediatike. Karrigia e Zyrës Ovale thotë një analist i Universitetit të Brooklyn do t’i imponojë Trump sjelljen dhe politikat brenda kornizave të një zyrtari, dhe jo një personi që sikurse Trump reflekton i ka ardhur në majë të hundës establishmenti i shoqërisë.  

Ai përballet me sfidën për të bashkuar një komb traumatizuar nga fushata më e shëmtuar në historinë politike moderne, ndërsa analistët thonë se ndihet edhe një peshë frike pas këtij ndryshimi rrënjësor. Po ashtu, ai duhet t’i dëshmojë botës që nuk është thjesht ai miliarderi i paragjykuar, por se Donald Trump është i denjë të marrë në duar frerët e drejtimit të shtetit më të fuqishëm të botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat