“Lista e armiqve” të Trump-it

Amerika

“Lista e armiqve” të Trump-it

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 09:36
Donald Trump

Aleatja e afërt e Trump-it, Omarosa Manigault, ka deklaruar për revistën e djathtë, Independent Journal Review, se Trump-i ka kujtesë të fortë dhe se ai mban një listë të njerzve që iu kundërvunë fushatës së tij.

Këtë deklaratë ajo e bëri në përgjigje të lajmit se senatori republikan, Lindsey Graham, kishte deklaruar në Tweeter se kishte votuar për kandidatin e pavarur, Evan McMullin, e jo për Trump-in.

“Sa mirë që armiqtë tanë e kanë deklaruar hapur armiqësinë ndaj Trump-it, kështu që, kur të shkojmë në Shtëpinë e Bardhë, do ta dimë se cilët janë ata…”, deklaroi aleatja e afërt e Trump-it, Omarosa Manigault.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat