Trump kundër emigrantëve, por nuk do ta besoni çfarë origjine ka ai vetë!

Amerika

Trump kundër emigrantëve, por nuk do ta besoni çfarë origjine ka ai vetë!

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 12:01
Donald Trump

Donald Trump gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale i shigjetoi imigrantët ilegalë, por vetë ai ka rrënjë gjermane. Imigrantët ilegalë, ngritja e murit me Meksikën për të penguar meksikanët të vijnë në Amerikë, ishin këto tema, me të cilat ndër të tjera Donald Trump bëri fushatë, e madje arriti të bënte votuesit për vete.

Por Donald Trump vetë është me origjinë të huaj, të parët e Donald Trump vijnë nga Gjermania e kanë hyrë ilegalisht në SHBA, shkruan radioja gjermane, SER. Friedrich Trump, gjyshi i Donald Trump, që më vonë jetoi në Amerikë me emrin Frederick Trump ka lindur në 1869 në Kallstadt, landin Renani­Pfalc, një qytezë e vogël me rreth 1000 banorë, ku çdo vite vijnë njerëz e gjithë bota për festën e verës.

Gjyshi i Trumpit vinte nga një familje e thjeshtë, dhe ishte njëri nga gjashtë fëmijët e një vreshtari. Pas shkollës ai mësoi profesionin e berberit. Në vitin 1885, në moshën 16 vjeçare e braktisi vendlindjen me shpresën për një jetë më të mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ishte një kohë kur më shumë se 100.000 gjermanë merrnin rrugën e kurbetit me ëndrrën për një jetë më të mirë. Gjyshi i Donald Trumpit pas ardhjes në Nju Jork e filloi jetën në pjesën perëndimore të SHBA­së, më vonë u fut në tregtinë e floririt, bleu prona, duke vënë kështu edhe bazamentin për pasurinë e ardhshme të dinastisë Trump.

Vetë qyteti Kallstadt pas zgjedhjes së Donald Trumpit si president nuk reagoi me entuziazëm. “Ai nuk është interesuar ndonjëherë për Kallstadtin”, thotë një shitëse. Një gjë dihet ­në këtë qytet ai nuk kishte për të marrë vota.

Edhe “Instituti për Historinë e Pfalcit dhe Etnografinë” e konfirmuar origjinën e Trumpit nga Kallstadt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat