Rregullat që Donald Trump duhet t'i respektojë në Shtëpinë e Bardhë!

Amerika

Rregullat që Donald Trump duhet t'i respektojë në Shtëpinë e Bardhë!

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 13:28
Donald Trump

Tashmë që Donald Trump është zgjedhur presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të jetë edhe banori i parë i Shtëpisë së Bardhë.

Por megjithatë ai duhet të respektojë një sërë rregullash. Jo duhan, makinë, foto apo selfie me fansat.

Manjati, gjithashtu nuk do të mund të qëndrojë kurrë vetëm, duhet të firmosë gjithmonë me të njëjtin stilolpals, në mënyrë rigoroze me Parker dhe do t’i duhet të paguajë për shërbimin në dhomë.

Trump do të duhet pikë së pari të mësohet me tog fjalëshin “ Zoti President” me të cilin edhe të afërmit duhet t’i drejtohen.

I duhet të jetë gjithmonë i veshur mirë, jo sandale dhe pantallona të shkurtra. Mund t’iu duket e çuditshme, por jo të gjitha shërbimet në Shtëpinë e Bardhë janë falas. “Pastrimi i dhomës, për shembull, që do të kryhet nga shërbyesit e brendshëm, do të ngarkohet direkt në llogarinë e presidentit.

Në Shtëpinë e Bardhë, gjithashtu nuk ka berber ose parukier sepse secili president ka të vetin. Edhe ushqimet, ndryshe nga çmund të mendohet, vijnë nga jashtë dhe në veçanti nga shefat më të mirë.

Të tjera rregulla të ashpra kanë të bëjnë me duhanin, makinën dhe fotot.

Në Shtëpinë e Bardhë janë të ndaluara cigaret që kur Hillary Clinton ishte Zonja e Parë. Përveç kësaj, presidenti absolutisht nuk mund të ngasë makinën, po ashtu edhe anëtarët e familjes së tij.

Për lëvizjet e tij kujdeset Shërbimi Sekret. Rregulla të forta ka edhe për fotot dhe selfie-t. E vetmja foto e shkrepur në Shtëpinë e Bardhë është ajo e presidentit Obama me kampionen olimpike Bebe Vio.

Dhe e fundit, Trump nuk do të jetë kurrë vetëm: Do të ruhet 24 orë në 24.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat