Përfundon takimi në Shtëpinë e Bardhë, Obama: Bisedë e mrekullueshme

Amerika

Përfundon takimi në Shtëpinë e Bardhë, Obama: Bisedë e mrekullueshme

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 17:02
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka pritur në Shtëpinë e Bardhë presidentin e zgjedhur, Donald Trump.

(E plotësuar) - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka pritur në Shtëpinë e Bardhë presidentin e zgjedhur, Donald Trump.

Është ky hapi i parë publik në tranzicionin e pushtetit, pas fitores së Trumpit në zgjedhjet e 8 nëntorit.

Obama tha pas takimit se me Trumpin ka biseduar për politika të jashtme dhe të brendshme dhe se është i inkurajuar nga “biseda e shkëlqyer”.

Trump tha se takimi ka zgjatur më shumë seç ka qenë e paraparë dhe se është diskutuar për “shumë situata, përfshirë edhe disa vështirësi”.

Ai tha se takimi me Obamën ka qenë “nder i madh” dhe se pret takime të tjera me të në të ardhmen.

Vizita e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë është realizuar me ftesë të Obamës, i cili është zotuar për një tranzicion të qetë të pushtetit.

Zonja e Parë, Michelle Obama, është takuar po ashtu me gruan e Trumpit, Melania.

Trump zyrtarisht e merr detyrën më 20 janar të vitit 2017.

Trump takohet me Obama-n në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i sapozgjedhur i shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku është takuar me Presidentin në largim, Barack Obama – një takim historik.

Vizita e parë e Trump-it në Washington si President i sapozgjedhur fillon diku rreth orës 10:30 para dite, me kohën amerikane, rreth 16:30 pas dite me kohën tonë.

Image

Trump po ashtu pritet ta takojë kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan dhe liderin e shumicës në Senat, Mitch McConnell.

Ai është duke u shoqëruar në këtë vizitë të tij me Zëvendës-Presidentin e zgjedhur, Mike Pence, i cili do të takohet me Zëvendës-Presidentin aktual, Joe Biden.

Trump ka arritur në Washington

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Donald Trump ka arritur në Washington ku duhet të takohet me presidentin në ikje Barack Obama.

Trump në Washington ka fluturuar nga New York-u me aeroplanin e tij privat dhe ka ateruar në Aeroportin Reegan, transmeton Asociated Press.

Derisa Trump do të bisedojë me Obamën bashkëshortja e tij Melanie do të takohet me Michele Obaman.

Nga Shtëpia e Bardhë Trump do të shkojë Capitoll Hill ku do të ketë takime të ndara me përfaqësuesin e dhomës së Kongresit Pol Rajan dhe liderin e shumicës në Senat  Mitch McConnell.

Po ashtu edhe Joe Biden do të takohet me zëvendëspresidentin e ardhshëm Mike Pence.

Nis takimi Obama-Trump në Shtëpinë e Bardhë (Live)

Presidenti Barack Obama pritet që këto momente të takohet me pasardhësin e tij Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ku do të zhvillojnë bisedime që synojnë të zbutjen e tensioneve.

Ky takim pritet të jetë i vështirë duke marrë parasysh faktin se Trump kishte vënë në pikëpyetje shtetësinë amerikane të Obamës, ku edhe kishte premtuar se do të ngrinte disa nga politikat e tij kryesore.

Por Obama ka deklaruar para medieve se e përkrah Trumpin, pasi disfatës shokuese që e pësoi Hillary Clinton.

Fitorja e Trump pa dyshim që ka nxitur reagime të ashpra në gjithë Amerikën, ku janë zhvilluar protesta kundër tij. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat