Takimi Obama-Trump, gjuha e trupit zbulon të vërtetën e takimit në Shtëpinë e Bardhë

Amerika

Takimi Obama-Trump, gjuha e trupit zbulon të vërtetën e takimit në Shtëpinë e Bardhë

Nga: A.Zh Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 09:32
Barack Obama dhe Donald Trump

Presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka pritur dje në Shtëpinë e Bardhë presidentin e sapozgjedhur Donald Trump.

Takimi i tyre zgjati më shumë se që ishte paraparë, skatësisht zgjati rreth 90 minuta në Zyrën Ovale, para adresimit për media.

Obama pas takimit tha se me Trumpin ka biseduar për politika të jashtme dhe të brendshme dhe se është i inkurajuar nga “biseda e shkëlqyer”.

Ndërsa,Trump tha se është diskutuar për “shumë situata, përfshirë edhe disa vështirësi”.

Ai nuk hezitoi të thur lëvdata për Obamën duke e quajtur madje edhe si “njeri të mirë”.

Por, edhe për një sy të pastërvitur ishte e qartë se ka pasur disa tensione në takimin e tyre.

Ekspertja e gjuhës së trupit, Patti Wood ka analizuar për Daily Mail takimin e parë në mes të njeriut më të fuqishëm në Amerikë dhe personit të zgjedhur për të zëvendësuar atë, përcjell Bota Sot.

"Nëse ju shikoni pozitën e tyre të të ulurit, saktësisht, ata janë të dy në pozicion mashkullor, pozitën alfa, e cila do të thotë "Unë jam një burrë", shpjegon Wood.

“Obama ishte 'shumë i lodhur, dha dorëheqjen dhe ishte jo shpresëdhënës, ndërsa Trump ishte provokues, serioz dhe ndoshta i frikësuar”, shtoi Wood për DailyMail.com.

Image

Ajo shtoi se pozicioni i dorës së Trumpi-t, në pozitën teposhtë nuk është tipike për presidentin e zgjedhur. Wood thotë se pozita e tij me dorë sugjeron ai ka mësuar diçka që ai nuk e dinte më parë.

“Trump i shtrëngonte duart e veta kur filloi të fliste si një mënyrë që të ngushëllonte veten”, ka thënë Wood.

Image

Megjithatë, ajo mendon se Obama beson se ata duhet të "punojnë së bashku" për të përballuar sfidat. “Trump ishte serioz dhe i sinqertë në deklaratat e tij”, tha ajo.

Vizita e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë është realizuar me ftesë të Obamës, i cili është zotuar për një tranzicion të qetë të pushtetit.

Edhe Zonja e Parë, Michelle Obama, është takuar po ashtu me gruan e Trumpit, Melania./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat