Snowden porosit botën: Nuk duhet të frikësoheni nga Donald Trump

Amerika

Snowden porosit botën: Nuk duhet të frikësoheni nga Donald Trump

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 23:20
Donald Trump, Edward Snowden

Amerikani Edward Snowden, i është drejtuar opinionit pas zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, përmes një transmetimi live (livestream) nga Moska, ku tha se njerëzit nuk duhet t’i shikojnë gjërat bazuar në një palë zgjedhje apo në zgjedhjen e një personi në krye të shtetit, por duhet të marrin në dorë të ardhmen e tyre, raporton Russia Today.

“Nuk duhet të shpresojmë tek vetëm një person si Obama dhe t’i frikësohemi Trumpit, kjo është diçka që ne vetë duhet ta ndërtojmë”, ka deklaruar Snowden.

Ish-bashkëpunëtori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), i cili është arratisur nga SHBA-të pasi kishte publikuar dokumente konfidenciale për programin global të përgjimit të Shteteve të Bashkuara dhe gjeti strehë në Rusi, nuk ka dashur të komentojë fitoren e Trumpit dhe atë se si do të ndikojë kjo fitore në punën e NSA-së, duke thënë se nuk bëhet fjalë për një palë zgjedhje apo fitoren e një personi.

Ai rikujtoi se presidenti në largim Barack Obama, nuk ka përmbushur premtimet e dhëna rreth shuarjes së programit të përgjimit apo mbylljes së burgut të Guantamos. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat