Trump “kapet” me New York Times

Amerika

Trump “kapet” me New York Times

Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 22:49
Donald Trump

Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump po vazhdon betejën e tij me një nga shtëpitë më të mëdha mediatike të vendit, New York Times.

Të dielën në mëngjes, Trump  shkroi në twitter: "Uau,  New York Times po humb mijëra  ndjekës,  për shkak të mbulimit të tyre shumë të varfër dhe shumë të pasaktë të  fenomenit Trump”, shkruan CNN.

Trump nuk  ka përmendur  asnjë provë për të mbështetur pretendimet e tij.

New York Times  nga ana tjetër kategorikisht thotë se nuk pretendimet e tij nuk janë të vërteta.

Gazeta mblodhi numrat të dielën në mëngjes dhe zbuloi se ka fituar shumë më shumë abonentë se sa ka humbur që prej ditës së zgjedhjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat