Trump tregon se a do ta burgos Clinton, ashtu siç kishte premtuar

Amerika

Trump tregon se a do ta burgos Clinton, ashtu siç kishte premtuar

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 10:32
Hillary Clinton dhe Donald Trump

Donald Trump derisa ende nuk ishte zgjedhur President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kishte premtuar se po të bëhet ai i pari i SHBA-ve me siguri se “do ta burgos” Hillary Clinton.

Por a do ta mbajë ai këtë premtim?

Në intervistën e tij të parë pas zgjedhjes President për “60 Minutes” i pyetur rreth kësaj çështje ai ka shmangur një përgjigje direkte rreth këtij premtimi.

Ai deklaroi se nuk do t’u bëjë keq Clintonëve dhe i ka quajtur “njerëz të mirë”.

Trump pohoi se ai do të fokusohet fillimisht në sistemin shëndetësor dhe në çështjen e emigrantëve në vend se të merret me ish-kundërshtaren e tij – përkundër se ka pasur plotë njerëz që kanë kërkuar nga ia që Hillary Clinton-in “ta burgos”.

I sapozgjedhuri refuzoi të thotë nëse do të përmbushë këtë premtim, por tha se do të japë një përgjigje shumë shumë të mirë dhe definitive në intervistën tjetër për “60 Minutes”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat