Ivana i kërkon ish-burrit të saj ta bëjë ambasadore!

Amerika

Ivana i kërkon ish-burrit të saj ta bëjë ambasadore!

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 10:55
Donald Trump, vana Zelníckova – Trump

Ivana Zelníckova – Trump, ka kërkuar një punë nga ish-burri i saj.

Kjo pasi që ish-gruaja 67 vjeçare e presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Trump ka thënë se ajo mund të jetë një ambasadore e denj në Republikën Çeke.

Ivana Trump, e cila u divorcua nga Donald në  vitin 1992 ka deklaruar se ajo do të jetë personi i duhur për të përfaqësuar Amerikën në vendlindjen e saj.

‘’Unë propozoj që të jem ambasadore për Republikën Çeke’’ ka thënë ajo për New York Post.

’Kjo është nga ajo se nga vijë unë, është gjuha ime dhe të gjithë më njohin mua’’, është shprehur ajo.

Ish-gruaja e Presidentit Trump, ka thënë poashtu se ajo është e njohur duke iu falënderuar punëve të saj dhe nuk ka nevojë për mbiemrin e ish-burrit të saj.

‘’Unë jam e njohur me emrin Ivana. Unë me të vërtetë nuk kam nevojë për mbiemrin Trump. Unë jam e njohur në mbarë botën, jo vetëm në Amerikës’’.

Ivana Zelníckova poashtu ka thënë se nuk ndjen keqardhje për të mos qenit Zonjë e Parë, duke thënë se shtëpia e saj në Neë York, është shumë më e mirë se sa Shtëpia e Bardhë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat