Xi uron Trump dhe kërkon vazhdimin e bashkëpunimeve mes dy vendeve

Amerika

Xi uron Trump dhe kërkon vazhdimin e bashkëpunimeve mes dy vendeve

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 11:00
Donald Trump dhe Xi Jinping

Presidenti kinez, Xi Jinping telefonoi sot presidentin e  zgjedhur amerikan, Donald Trump duke e uruar për fitoren e zgjedhjeve presodenciale dhe premtoi se do të takoheshin së shpejti, raportoi televizioni kinez, CCTV.

“Faktet tregojnë se bashkëpunimi është zgjedhja e duhur për Kinën dhe SHBA-në”, tha Xi.

Donald Trump ka kritikuar shpesh Kinën gjatë fushatave për zgjedhjet amerikane.

Ai akuzoi vendin për manipulimin e monedhës së saj, si dhe vjedhjen e vendeve të punës së amerikanëve.

Trump ka kërcënuar lidhur me tarifat e produkteve kineze që vijnë në SHBA-së, nëse do të zgjidhej president.

Pekini, megjithatë, shpreson se Trump do të përshtasë një qëndrim më të moderuar, pas një fushate të ashpër dhe shpesh të hidhur gjatë zgjedhjeve presidenciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat