Miliarderët e majtë në krye me Soros mblidhen ‘për t’i rimarrë pushtetin’ Trump-it

Amerika

Miliarderët e majtë në krye me Soros mblidhen ‘për t’i rimarrë pushtetin’ Trump-it

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 14:27
George Soros

George Soros dhe liberalë të tjerë të pasur që dhanë dhjetëra miliona dollarë në përpjekje për të zgjedhur Hillary Clinton janë mbledhur në Washington për një takim tre-ditor me dyer të mbyllura për diskutuar mbi ripërdorimin e shumave të mëdha të parave dhënë në fushatë për të luftuar përsëri kundër Donald Trump.

Konferenca, e cila nisi të dielën në mbrëmje në hotelin luksoz të Washingtonit, Mandarin Oriental, është sponsorizuar nga klubi i donatorëve Aleanca Demokracia, do të ketë si pjesëmarrës dhe folës drejtuesit e sindikatave më kryesore dhe grupeve liberale, si lideren demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, senatoren Elizabeth Warren dhe bashkë-kryetarin e Progresistëve të Kongresit, Keith Ellison, sipas një axhendë dhe dokumenteve të tjera të marra nga Politico.

Takimi është mbledhja e parë e madhe e të majtës institucionale pas fitores tronditëse të Trump mbi Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale të javës së kaluar, dhe, në qoftë se agjenda është ndopak shenjë, liberalët kanë një plan të plotë për luftë kundër Trump nga dita e parë.

Grupimi Aleanca Demokracia u themelua pas zgjedhjeve të vitit 2004 nga Soros, i ndjeri manjati i siguracioneve Peter Lewis, dhe një pjesë e vogël e demokratëve mega-donatorë të cilët së bashku shpenzuan dhjetëra miliona për të mbështetur atëherë kandidatin e pasuksesshëm, John Kerry kundër presidentit të atëhershëm George W. Bush.

Grupimi kërkon që anëtarët e tij – një grup që tani përbëhet nga rreth 100 anëtarë-ndër të cilët titanin e financave Soros, Tom Steyer dhe Donald Sussman, si dhe sindikatat kryesore dhe fondacione liberale – të kontribuojnë për grupet e rekomanduara, think tank apo shoqata që mbrojnë interesat e liberalëve kundër republikanëve.

Që nga krijimi në 2005, AD ka shpenzuar 500 milionë dollarë për një gamë grupesh, duke përfshirë grupin e monitorimit të medias Media Matters, grupin e advokimit të politikave Qendra për Progresin Amerikan dhe firmën e të dhënave Catalist – të gjitha të drejtuara nga aleatët e Klinton të cilët pritet të dërgojnë përfaqësues në mbledhjen tre ditore të AD.

Një nga pikat e axhendës e të martës në mëngjes është “bisedë me George Soros” në të cilën Soros rikujton përvojën personale gjatë Holokaustit dhe komunizmit Sovjetik në kontekstin e përgatitjes për një presidencë të Trump.

Axhenda nënvizon se tregtari miliarder i monedhave, i cili u rrit në Hungari, “ka përjetuar nazizmin dhe komunizmit, dhe ka kushtuar jetën e tij për mbrojtjen e llojeve të shoqërive të hapura në mbarë botën që janë të kërcënuar tashmë në vetë Shtetet e Bashkuara”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat