Zbulohet arsyeja pse takimi mes Trump dhe Obamës, zgjati më shumë se një orë e gjysmë

Amerika

Zbulohet arsyeja pse takimi mes Trump dhe Obamës, zgjati më shumë se një orë e gjysmë

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 20:22
Donald Trump dhe Barack Obama gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë

Takimi i parë mes Donald Trumpit me Barack Obamës, ka zgjatur për më shumë se një orë, dhe më në fund është zbuluar arsyeja, shkruan Daily Mail.

Presidenti në largim dhe presidenti i ri amerikan janë takuar të premten në zyrën ovale në Shtëpinë e Bardhë, ku ishte planifikuar të zhvillohet një bisedë nga 10 deri në 15 minuta.

Por ky takim ka zgjatur më shumë se një orë e gjysmë, derisa Trump ka bërë të ditur se ka mundur të zgjasë edhe më shumë.

Trump ka krijuar përshtypjen se biseda një orë e gjysmë, ishte si rezultat i detajeve interesante që i kishte treguar presidenti Obama lidhur me politikat e jashtme të Shteteve të Bashkuara, si dhe programi i shëndetësisë ndryshe i njohur si “Obamacare”.

Por sot është raportuar se ka pasur një problem shumë më thelbësor.

Derisa Obama i kishte treguar Trumpit për detyrat dhe përgjegjësitë që i ka në udhëheqjen e vendit më të fuqishëm në botë, raportohet se Trump kishte mbetur i “befasuar” me peshën e punës së tij.

Wall Street Journal, gjithashtu raporton se Trump nuk ishte në dijeni se i gjithë stafi i Shtëpisë së Bardhë do të largohet të njëjtën ditë që Obama do të lë zyrën, dhe se ata duhet të zëvendësohen brenda 72 ditëve.

Zyra Ekzekutive e Presidentit, aktualisht numëron 1,869 të punësuar me orar të plotë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat