Trump dëshiron një grua në krye të republikanëve dhe një homoseksual në OKB

Amerika

Trump dëshiron një grua në krye të republikanëve dhe një homoseksual në OKB

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 21:05
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump mendon të caktojë një grua në krye të Partisë Republikane, ndërsa SHBA-të do t’i përfaqësojë në OKB një njeri që nuk e fsheh se ai është homoseksual.

Siç raporton AP,  Donald Trump në këtë mënyrë pretendon të sjellë në këtë mënyrë diversitet në ekipin tij.

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara mendon se ambasadori i ri amerikan në OKB do të jetë Richard Gren dhe ai mund të bëhet i pari person homoseksual që përfaqëson politikën amerikane jashtë vendit.

Trump mendon që në krye të republikanëve të sjell Chair Ronna Romney McDaniel dhe në rast se ajo zgjidhet do të jetë gruaja e parë që udhëheq Partinë Republikane.

Këto veprime shihen si përpjekje të Trumpit për të zbutur qëndrimet e ashpra kundër tij nga komunitetet e ndryshme, që po protestojnë që nga dita kur është bërë e ditur fitorja e tij, pasi besohet se gratë kanë qenë mbështestët kryesore të kandidates demokrate Hillary Clinton, kurse gjatë fushatës, ai ka pasur edhe akuza kundër grupeve të ndryshme të shoqërisë amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat