Facebook-u ndihmoi Donald Trump? Zuckerberg nisë punën për të bllokuar lajmet e rreme

Amerika

Facebook-u ndihmoi Donald Trump? Zuckerberg nisë punën për të bllokuar lajmet e rreme

Më: 15 nëntor 2016 Në ora: 10:00
Donald Trump/ Mark Zuckerberg

Pavarësisht përpjekjeve të shumta të Mark Zuckerberg për të shpjeguar se Facebook-u  nuk ndërhyri dhe nuk ndihmoni në zgjedhjen e Donald Trump, duket se shumë përdorues i kanë marrë shumë seriozisht këto lajme të rreme, sipas kompanisë, dhe po akuzojnë rrjetin social

BBC-ja duke cituar burime të tjera raporton se “Facebook” ka angazhuar  dhjetëra punonjës për trajtimin e çështjes dhe parandalimin e lajmeve te rreme. 

Një punonjës anonim thotë se është krijuar "një task forcë jozyrtare dedikuar kësaj çështeje”

“Mark Zuckerberg e di dhe shumë nga kompania jonë e dinë, se lajme të rreme po përhapeshin në platformën tonë gjatë gjithë sezonit të fushatës - tha burimi –qëndrimi ynë ka qenë i paanshëm ne nuk kemi mbështetur asnjë nga kandidatët, por nuk do e lejojme me perhapjen e tyre."

Ndërkohë, Google të hënën njoftoi se do të bëjë më shumë për të parandaluar faqet e rreme të lajmeve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat