Michal Flynn zgjedhet këshilltar i sigurisë në kabinetin e Trump, mediat perëndimore frikë nga lidhjet e tij me Rusinë

Amerika

Michal Flynn zgjedhet këshilltar i sigurisë në kabinetin e Trump, mediat perëndimore frikë nga lidhjet e tij me Rusinë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 18 nëntor 2016 Në ora: 17:52
Michal Flynn

Ish gjenerali me tre yje, Michael Flynn do jetë këshilltari i sigurisë kombëtare në kabinetin e presidentit Donald Trump. Si ish gjeneral dhe ushtarak i lartë me pjesëmarrje në Afganistan dhe Irak, e bën atë si një ndër figurat më me eksperiencë në kabinetin e administratës së re amerikane. Ai ka punuar 30 vjet në ushtri, ku nën komandën e tij është vrarë edhe terroristi i njohur Ebu Musa al Zarkavi.

Ai njihet për fjalorin mjaft të ashpër kundër Hillary Clinton, duke thënë se “sikur unë do bëja një të dhjetën e asaj çfarë ajo ka bërë, do isha sot në burg,” gjithashtu në disa video ka publikuar video kundër fesë Islame dhe ka shkruar se “rreziku nga Islami është RACIONAL,” por ajo që frikëson mediat perëndimore si Der Spiegel dhe NZZ është “lidhja e tij me Rusinë dhe kontaktet e mira me Putinin.”

57 vjeçari vlerësohet edhe nga mediat ruse si personi më i volitshëm për përmirësimin e marrëdhënieve SHBA-Rusi, shkruan botasot.info.

Në dhjetor 2015, Flynn do udhëtonte drejt Moskës në ceremoninë e dhjetëvjetorit të rrjetit televiziv rus, Russia Today (RT), ku do ulej dhe do fliste 40 minuta përballë me Putinin./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat