Trump jep premtim të madh, do t’i pajtojë Izraelin e Palestinën

Amerika

Trump jep premtim të madh, do t’i pajtojë Izraelin e Palestinën

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 22:49
Donald Trump

Presidenti i sa po zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka deklaruar sot se do t’i pajtojë Izraelin dhe Palestinën.

Ai këtë premtim e bëri gjatë një interviste për “New York Times”.

Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës është një vatër e përhershme e luftimeve në Lindjen e Mesme, kurse premtime për pajtimin e dy popujve me armiqësi shekullore kanë dhënë edhe personalitete tjera të fuqishme të botës, por që nuk ia kanë arritur ta realizojnë këtë.

Ndryshe, Izraeli është aleati strategjik i Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat