Kërkohet rinumërimi i votave presidenciale në SHBA

Amerika

Kërkohet rinumërimi i votave presidenciale në SHBA

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 10:47
Hillary Clinton

Një numër i madh i akademikëve dhe aktivistëve u kanë bërë thirrje autoriteteve amerikane për rinumërim të votave të zgjedhjeve presidenciale, nën dyshimin se rezultatet mund të jenë manipuluar nga hakerët e huaj, me theks ata rusë.

Ata kërkojnë rinumërimin e votave në disa nga vendet kyçe si Michigan, Pensilvania dhe Wisconsin.

Sipas the Guardian, Koalicioni i ekspertëve, i cili është duke u bërë thirrje fushatës së Hillary Clinton për t’u bashkuar në këtë kauzë, është duke e përgatitur një raport të detajuar ku i shprehin shqetësimet e tyre Kongresit të komisioneve dhe autoriteteve federale në fillim të javës së ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat