Kur i merr Donald Trump, kodet e armëve bërthamore

Amerika

Kur i merr Donald Trump, kodet e armëve bërthamore

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 13:26
Donald Trump

Donald Trump do të marrë zyrtarisht postin e presidentit të Amerikës në 20 janarin e 2017.

Por ka shumë shqetësim lidhur me kodet e armëve bërthamore që i mban vetëm presidenti i SHBA-ve.

Shumë ekspertë kanë ngritur shqetësimin dhe kanë kërkuar që Trumpit të mos t’i dorëzohen këto kode pasi mund të vendosë në rrezik sigurinë kombëtare.

Por kur i merr Trump këto kode?

Sipas rregullit, ai i merr kodet ditën që bëhet inaugurimi i tij si president, pra në 20 janar.

Deri në atë ditë kodet i mban presidenti në fuqi, Barack Obama.

“Nëse ndodh ndonjë gjë e jashtëzakonshme, presidenti në largim mund të përdorë kodet deri në 20 janar”, thotë eksperti Alan Mendoza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat