Trump: Largimi i kompanive amerikane nga vendi do të ketë pasoja

Amerika

Trump: Largimi i kompanive amerikane nga vendi do të ketë pasoja

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 13:19
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump u zotua dje se tashmë kompanitë amerikane nuk do të jenë në gjendje të ndërmarrin veprime jashtë vendit pa pasoja.

Duke folur në një fabrikë në Indiana pas negociatave me drejtuesit për të mbajtur fabrikën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Trump deklaroi se kjo bëhej me qëllimin për  t’u dhënë një mesazh kompanive të tjera.

“Dua që të gjitha kompanitë e tjera ta dinë se ne do të bëjmë gjëra të mëdha për biznesin dhe nuk ka më asnjë arsye për t’u larguar nga vendi”, tha Trump në një fabrikë në Indianapolis.

Ai vuri në dukje planet për të ulur normën e lartë të korporatave të tatimit mbi të ardhurat nga 35 për qind në 15 për qind dhe të heqë disa rregulla.

Ai kërcënoi me tarifa të larta zhdoganimi mallrat e prodhuara nga kompanitë amerikane jashtë vendit.

“Largimi nga vendi do të jetë shumë, shumë i vështirë”, u shpreh Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat