Hillary Clinton kryeson ndaj Donald Trump në votën popullore me 2.5 milion vota

Amerika

Hillary Clinton kryeson ndaj Donald Trump në votën popullore me 2.5 milion vota

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 15:14
Hillary Clinton

Udhëheqja e demokratëve më e madhe se e 10 presidentëve të mëparshëm amerikanë

Hillary Clinton ka marrë 2.5 milionë vota më shumë se Donald Trump në zgjedhjet presidenciale, duke e bërë udhëheqjen e saj më shumë se rivali i saj më të madhe se 10 presidentët e mëparshëm amerikanë.

Ish Sekretarja e Shtetit ka humbur Kolegjin Elektoral dhe mori 232 vota elektorale - të shpërndara në numra të ndryshëm për një shtet – ndaj rezultatit final për  z. Trump në 306 vota elektorale, shkruan Independent.

Megjithatë demokratët morën 65,250,000 vota totale deri më tani, në krahasim me presidentin e zgjedhur që mori 62,686,000 – që do të thotë të paktën 2,564,000 më shumë amerikanë votuan për Clinton.

Udhëheqja e demokratëve është zgjeruar në sajë të numërimit të votave me postë dhe votave në mungesë në shtete, duke përfshirë California, New York dhe Washington.

Derisa numërimi ka vazhduar të enjten, 46.2 për qind e elektoratit ka votuar për Trump, ndërsa 48.1 për qind zgjodhën Clinton - numra që kanë nxitur kritikët që të ankohen sistemi i votimit është jodemokratik.

Pavarësisht parashikimit të dështuar të votimit për fitoren bombastike të manjati të pronave, 1.9 për qind të votave çojnë zonjën Clinton në rrugën e duhur për të siguruar votën popullore të parashikuar nga anketuesit në ditët para zgjedhjeve.

Udhëheqja e saj është pesë herë më e madhe se avantazhi i Al Gore ndaj George W. Bush, në zgjedhjet e kontestuara presidenciale të vitit 2000..

Z. Trump është presidenti i pestë në historinë e SHBA i cili humbi votën popullore, dhe fitorja e tij ka ringjallur kritikat se Kolegji Elektoral i disfavorizon demokratët për shkak të shpërndarjes së tyre në të gjithë vendin.

Një peticion në MoveOn.org, për të shfuqizuar Kolegjin Elektoral, ka marrë 585,889 nënshkrime në prag të rezultatit të zgjedhjeve.

Politikanët kanë bërë thirrje gjithashtu për reforma. Të martën, kur u bë e ditur se 2.3 milion më shumë njerëz kishin votuar për znj. Clinton, Kryetari i New York City, Bill de Blasio, tha për CBS: "Unë jam shumë i fokusuar në këtë. Unë shpresoj se njerëzit janë poashtu në gjithë vendin, sepse është e pakonceptueshme për mua që vullneti i 2.3 milionë banorëve është injoruar në këtë rezultat”.

"Kjo nuk ka kuptim. Dhe kjo është menduar të jetë në Kushtetutën tonë: një person, një votë. Kjo nuk ndodhi në këët rast".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat