Bob Dylan nuk shkon në takimin e Obamës me Nobelistët

Amerika

Bob Dylan nuk shkon në takimin e Obamës me Nobelistët

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 12:06
Barack Obama ne takim

Obama ka mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë Duncan Haldane dhe J. Michael Kosterlitz- Laureatët e Nobelit në Fizikë, Oliver Hart i cili fitoi Nobelin për Shkenca Ekonomike dhe J.Fraser Stoddart – Nobelin për Kimi, të gjithë nga Amerika.

Bob Dylan, fituesi i këtij viti i Çmimit Nobel për Letërsi, nuk ka qenë i pranishëm në ceremoninë që ka organizuar Presidenti Barack Obama.

Obama ka mbledhur të gjithë amerikanët që këtë vit fituan çmimin Nobel në kategori të ndryshme, në Shtëpinë e Bardhë. Dylan, i cili ka treguar se nuk do ta pranojë çmimin as në Suedi, ishte i vetmi amerikan që nuk ishte i pranishëm në këtë ceremoni.

“Fatkeqësisht, për ata që po pyesin, Bob Dylan sot nuk është në Shtëpinë e Bardhë, pra e tërë bota tash mund të qetësohet. Ka pasur disa raste në të kaluarën kur Dylan ka qenë i pranishëm në Shtëpinë e Bardhë dhe Presidentit i ka pëlqyer shoqëria e tij” ka thënë Josh Earnest, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Obama ka mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë Duncan Haldane dhe J. Michael Kosterlitz- Laureatët e Nobelit në Fizikë, Oliver Hart i cili fitoi Nobelin për Shkenca Ekonomike dhe J.Fraser Stoddart – Nobelin për Kimi, të gjithë nga Amerika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat