Vijojnë përçarjet mes republikaneve

Amerika

Vijojnë përçarjet mes republikaneve

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 17:07
Donald Trump

Përçarjet brenda republikanëve amerikanë vijojnë të forcohen edhe pas fitores së Donald Trump.

Një grup senatorësh republikan, do të hetojnë mbi dyshimet që kanë bërë publike gjatë fushatës se Rusia  ka ndërhyre në zgjedhjet presidenciale të muajit të kaluar dhe kërcënimet e mundshme kibernetike ruse ndaj ushtrisë amerikane. John McCain, udhëheqësi i Komitetit për Shërbimet Ushtarake të Senatit po përgatit një hetim pikërisht ndaj këtyre ndërhyrjeve.  

Por edhe Bob Corker, udhëheqësi i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, gjithashtu ka qëllim të mbajë seanca dëgjimore gjatë vitit të ardhshëm rreth dyshimeve për ndërhyrjet kibernetike ruse.

McCain dhe Senatori Lindsey Graham janë dy republikanët që po mbajnë qëndrimet me të ashpra ndaj Rusisë, ndërsa kanë qenë shumë kritik edhe ndaj Trump për komplimentet ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Qëndrimi i senatorëve republikanë është në kundërshtim me atë presidentit Trump i cili më shumë se një herë ka mohuar qe Rusia të ketë pasur  ndonjë lidhje apo influence në fitoren e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat