Trump: Raporti i CIA-s, qesharak

Amerika

Trump: Raporti i CIA-s, qesharak

Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 16:54
Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump

Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump, e ka quajtur "qesharak" vlerësimin e CIA-s, se hakerët rusë janë përpjekur për të ndikuar në rezultatet zgjedhore në favor të tij.

Ai i tha Fox News se demokratët janë duke i publikuar këto raporte për shkak  të turpërimit që kanë ndjerë  për humbjen në zgjedhje.

Të premten, zyrtarët e CIA-s i thanë mediave amerikane se kishin arritur në përfundimin se hakerët rusë  ishin duke u përpjekur për të ndihmuar zotin Trump.

Zyrtarët rusë kanë mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat.

Presidenti Barack Obama, ka urdhëruar një rishikim të plotë të sulmeve kibernetike , të cilat në shënjestër  kishin emailet e kandidates së  Partinë Demokratike për president, Hillary Clinton.

Senatori republikan John McCain, njëkohësisht kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit, tha në një deklaratë të përbashkët të dielën me zyrtarët e lartë të demokratëve se raporti i CIA-s "duhet  të alarmojë çdo amerikan".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat