Trump: Raporti i CIA-s për ndërhyrjen ruse në zgjedhje është qesharak

Amerika

Trump: Raporti i CIA-s për ndërhyrjen ruse në zgjedhje është qesharak

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 10:19
Donald Trump

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump deklaroi dje në mbrëmje vonë se një raport i CIA-s, sipas të cilit Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për fitoren e kandidatit Trump ishte qesharak.

Trump u shpreh se “kërkesa është një justifikim nga demokratët për të shpjeguar fitoren time ndaj Hillary Clinton”.

“Çdo javë nxirret një tjetër justifikim”, tha Trump në një intervistë me televizionin amerikan “Fox News”.

“Nëse ju nuk i kapni në flagrancë, nuk do të jeni të aftë t’i kapni kurrë”, shtoi Trump.

“Ata nuk ia kanë idenë nëse është Rusia apo Kina apo dikush dhe mund të jetë dikush që ndodhet në të njëjtin vend me ju”, përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat