Antonio Guterres betohet si Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Amerika

Antonio Guterres betohet si Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 18:02
Ish-kryeministri i Portugalsië, Antonio Guterres

Ish-kryeministri i Portugalsië, Antonio Guterres, është betuar sot si Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkaura (OKB), dhe do ta zërë vendin e Ban Ki-moonit në fund të këtij muaji.

Guterres, ish shef i organizatës së OKB-së për refugjat, u zgjodh sekretar i ardhshëm me aklamacion në Asamblen e Përgjithshme të OKB-së në muajin tetor, dhe do ta marrë edhe zyrtarisht detyrën nga Ban më 1 janar 2017.

Gjashtëdhjetë e shtatë vjeçari është bërë shefi i nëntë i OKB-së në historinë e saj 71-vjeçare.

Përvoja e tij ekzekutive si kryeministër dhe si komisionar i OKB-së për Refugjat nga viti 2005 deri në vitin 2015, ia mundësoi atij vendin e parë në mesin e 13 kandidatëve për të parin e OKB-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat