Trump përzgjedh, Rick Perry si sekretar të Energjisë

Amerika

Trump përzgjedh, Rick Perry si sekretar të Energjisë

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 12:15
Rick Perry

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump do të emërojë ish-guvernatorin e Teksasit, Rick Perry si sekretarin amerikan të Energjisë, një departament të cilin kishte bërë fushatë më parë për ta eliminuar, sipas medias vendase.

Televizionet amerikane CBS dhe NBC raportuan sot, duke cituar burime të afërta me Trump, që Perry është vendosur në krye të Departamentit të Energjisë, një agjenci qeveritare emrin e të cilit Perry e harroi gjatë një debati kryesor presidencial të vitit 2011.

Presidenti i zgjedhur amerikan u takua me Perryn në Trump Tower në Nju Jork.

Republikani 66-vjeçar, i cili bëri fushatë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 dhe 2016-ës, kujtohet shpesh për shprehjen e habisë pasi dështoi të kujtonte emrin e Departamentit të Energjisë, së bashku me dy agjenci të tjera qeveritare që ai kishte premtuar  t’i eliminonte pasi të zgjidhej president.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat