A do ketë të hënën një befasi të pakëndshme për Donald Trump?

Amerika

A do ketë të hënën një befasi të pakëndshme për Donald Trump?

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 17 dhjetor 2016 Në ora: 16:30
Presidenti i ardhshëm është Donald Trump

Qytetarët amerikanë zgjedhin vetëm indirekt presidentin. Ata zgjedhin kongresmenët, që përmes të ashtuquajturës Electoral College do japin votën e tyre përfundimtare të hënën. Nëse punët shkojnë ashtu siç duhet, presidenti i ardhshëm është Donald Trump.

Por gara presidenciale ka shkuar në drejtim të kundërt nga normalja. Hillary Clinton ka fituar 2.8 milion vota më shumë kundrejt Trumpit. Por për shkak se ajo në shumë shtete kishte vetëm pak vota më pak sesa ai, fitoi kandidati republikan numrin më të madh të kongresmenëve.

Por mund të ndodhë që një kongresmen të votojë ndryshe nga ajo që kanë votuar shumica e popullit të tij dhe kjo ka ndodhur gjatë historisë. Kjo është një shpresë për Hillary Clinton, që është ndihmuar edhe nga zyrtarizimi se fushata amerikane është ndikuar nga hackerët rusë.

Dhe për të ndryshuar presidenti, duhet të ndryshojnë mendim 37 kongresmenë. Politologu i Havardit Larry Lessig, mendon se do ndryshojnë votën më së shumti 20 persona. Agjencia e lajmeve AP u mundua të kontaktojë 538 kongresmenët, ku publikisht vetëm njëri deklaroi votën kundër Trump./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat