Trump mbyll turin e falënderimeve, bën betimin më 10 janar

Amerika

Trump mbyll turin e falënderimeve, bën betimin më 10 janar

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 11:56
Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump

Donald Trump i ka hyrë një turneu postelektoral, në shtetet që i dhanë fitoren gjatë zgjedhjeve të 8 nëntorit. Me gajzerë nga pompat e ujit, përshëndetjen e vajzave me veshjet tradicionale të jugut dhe ndonjë batutë për transmetuesit televizivë, të cilët prisnin që ai të humbiste, Trump është kthyer aty ku nisi fushata e tij e pagjasë presidenciale.

Ishte në “Mobile” të Alabamës vitin e kaluar, ku manjati i pasurive të patundshme, një yll i “reality shoë”-t pa asnjë eksperiencë të mëparshme politike, tërhoqi një turmë aq të madhe njerëzish sa mjaftoi për t’i sinjalizuar rivalët se mund të përbënte një rrezik real në pretendimin tij për nominimin republikan.

Tashmë president i zgjedhur i vendit, Trump u kthye për të falënderuar ata që e mbështetën.

“Falenderimet tona shkojnë për njerëzit e Alabamës e për të gjithë banorët e jugut, sepse ia dolëm mbanë”, tha Trump.

Trumpi, i cili do të bëjë betimin më 10 janar, përmendi edhe disa prej shënjestrave të tjera të preferuara të fushatës së tij, siç është çështja e korporatave që nxjerrin vendet e punës jashtë kufijve, Shteti Islamik, trafikantët e drogës, emigrantët e paligjshëm dhe kultura politike në Uashington.

Edhe pse votën popullore e humbi me mbi 2.5 milionë vota, republikani sërish arriti të siguronte 306 vota në Kolegjin Elektoral, shumë më tepër sesa 270 votat e nevojshme për fitore. Të shtunën, ai iu përgjigj përmes “Twitter”-it edhe raporteve se Pekini ka pranuar ta kthejë “dronin” nënujor, që mori pa të drejtë disa ditë më parë.

“I themi Kinës se nuk e duam dronin që vodhën, le ta mbajnë vetë”, ishte komenti i tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat