Inagurimit i Donald Trump: Shërbimet sekrete blindojnë Uashingtonin me gati 8 mijë forca

Amerika

Inagurimit i Donald Trump: Shërbimet sekrete blindojnë Uashingtonin me gati 8 mijë forca

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 11:38
Donald Trump

Garantimi i sigurisë ditën e marrjes së detyrës nga Donald Trump si president i SHBA-së mund të vlerësohet si detyra më e ndërlikuar në historinë bashkëkohore, shkruan gazeta "New York Times".

Mbi 30 agjenci shtetërore do të angazhohen për sigurinë gjatë inaugurimit më 20 janar, pas pritet qe në Washington të mblidhen një numër i madh protestuesish, por edhe një milion mbështetës të republikanit. 

Agjencitë i druhen rrezikut nga konfrontimi mes grupeve amerikane, të cilët janë ende të ndarë thellë pas zgjedhjeve, ndërkohë që miliona njerëz do te ndjekin inagurimin në Washington.

Mbi 3.200 policë nga mbarë vendi dhe rreth tetë mijë anëtarë të Gardës Kombëtare do të sistemohen që të ndihmojnë në kontrollin e lëvizjes së njerëzve dhe mjeteve transportuese në qytet.

Gjithashtu pesë mijë ushtarë do të angazhohen për garantimin e sigurisë, shton gazeta. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat