Trump-Izraelit: Qëndroni të fortë sa të marrë detyrën!

Amerika

Trump-Izraelit: Qëndroni të fortë sa të marrë detyrën!

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 16:47
Donald Trump

Presidenti i zgjedhur Donald Trump i ka bërë thirrje Izraelit që të “qëndrojë i fortë” derisa sa ai të marrë detyrën muajin e ardhshëm.

Komentet e tij u bënë pas votimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së javën e kaluar, i cili nëpërmjet një rezolute i kërkon shtetit hebre që të ndalojë ndërtimet në vendbanimet e reja në tokat e pushtuara izraelite.

Trump thotë se Izraeli është trajtuar me “përbuzje dhe në mungesë respekti”.

Komentet e tij u bënë në rrjetin social Twitter, sipas BBC-së, ndërkohë që pritet një fjalim për konfliktin izraelito-palestinez nga sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Të premten, Shtetet e Bashkuara zgjodhën të abstenojnë dhe jo të vënë veton për miratimin e rezolutës së OKB-së, e cila i kërkon Izraelit që t’i japë fund ndërtimit të vendimeve hebreje në tokat e pushtuara palestineze, çka solli zemërimin e Izraelit.

Në dy postime në Twitter të mërkurën në mëngjes, Trump ka shkruar: Ne nuk mund ta vazhdojmë ta lëmë Izraelin të trajtohet me përbuzje të tillë totale dhe në mungesë respekti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat