Trump përkrah Assange për sulmin kibernetik

Amerika

Trump përkrah Assange për sulmin kibernetik

Më: 5 janar 2017 Në ora: 11:53
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump vuri në dukje vërejtjet e themeluesit të “WikiLeaks”, Julian Assange lidhur me sulmin kibernetik të e-mail-eve të Partisë Demokrate, ndërkohë që shprehu dyshimin për vlerësimin e agjencive sekrete amerikane se hakerat rusë janë përgjegjësit për piraterinë.

“Julian Assange ka thënë se edhe një 14-vjeçar mund ta ketë hakuar Podestën. Pse ishte kaq i pakujdesshëm DNC-ja? Assange ka thënë qartë se nuk ia kanë dhënë rusët informacionet atij info! “, shkruan Trump në Twitter, duke iu referuar Komitetit Kombëtar Demokrat (DNC).

“Pyetja e vërtetë që ngrihet nga disa prej komenteve publike ose postimeve ndaj presidentit të zgjedhur është thjesht, cilët do të besoni ju?”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.

“Nga njëra anë janë rusët dhe i lartpërmenduri Assange. Në anën tjetër keni 17 agjencitë sekrete të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të amerikës dhe ekspertët kibernetikë të huaj, të cilët kanë studiuar këtë situatë”, shtoi Earnest.

Javën e kaluar presidenti në largim, Obama dëboi 35 diplomatë rusë dhe urdhëroi sanksione të reja  si masë ndaj tyre për përpjekjet për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat