Biden-Trumpit: Rritu Donald!

Amerika

Biden-Trumpit: Rritu Donald!

Më: 6 janar 2017 Në ora: 07:29
Nënpresidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti i zgjedhur Donald Trump

Nënpresidenti amerikan Joe Biden i ka thënë presidentin e zgjedhur Donald Trump që të "rritet" dhe ka kritikuar sulmet e tij ndaj komunitetit të inteligjencës.

Të premten, Trump do të informohet për akuzat  ndaj Rusisë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA.

Por Trump ka hedhur dyshime mbi pretendimet e përfshirjes ruse, dhe kritikoi komunitetin e inteligjencës përmes rrjetit social ‘twitter”.

Biden tha se është  "absolutisht e pamend" për presidentin-zgjedhur të mos ketë besim në agjencitë e inteligjencës.

"Ideja që ju dini më shumë se komuniteti i zbulimit është e njëjtë sikur të thuash  se unë di për fizikën më shumë se profesori im. Nuk e kam lexuar librin, unë thjeshtë e di se di më shumë”, tha Biden në një intervistë për PBS network.

Kur u pyet se çfarë mendonte për sulmet  e Trump në Twitter, Biden tha:

"Rritu Donald, rritu. Është koha që të rritesh, jeni president. Është koha që të bësh diçka, na trego çfarë ke për të dhënë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat