Kongresi amerikan certifikon zgjedhjen e Donald Trump president

Amerika

Kongresi amerikan certifikon zgjedhjen e Donald Trump president

Më: 6 janar 2017 Në ora: 20:18
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump

Rreth dy muaj pas zgjedhejve amerikane të 8 nëntorit, Kongresi çertifikoi sot zgjedhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht trazirave të krijuara nga të zgjedhurit demokratë dhe manifestuesit.

Zëvendëspresidenti në ikje, Joe Biden, që është gjithashtu edhe president i Senatit, drejtoi sot një seancë të përbashkët të të dyja dhomave të Kongresit për të përfshirë të gjithë numrin e votuesve të mëdhenj të marrë nga Donald Trump (304) dhe rivalja e tij demokrate, Hillary Clinton (227).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat