Obama: Trump s’mund ta menaxhojë Shtëpinë e Bardhë si biznesin e tij familjar

Amerika

Obama: Trump s’mund ta menaxhojë Shtëpinë e Bardhë si biznesin e tij familjar

Më: 8 janar 2017 Në ora: 18:22
Presidenti amerikan Barak Obama dhe pasardhësi i tij Donald Trump

Presidenti amerikan Barak Obama, thotë se e ka këshilluar pasardhësin e tij Donald Trump që të mos tentojë të drejtojë Shtëpinë e Bardhë ‘në mënyrën siç do ta menaxhonte biznesin e tij familjar’.

Në një intervistë për ABC News, Obama tha se Trump duhet "respektojë" institucionet amerikane.

"Pasi keni dhënë betimin, ju tani jeni në krye të organizatës më të madhe në tokë", u shpreh Obama.

Ai  tha se ka një ndryshim në mes të qeverisjes dhe fushatës.

"Ka kryeqytete botërore, tregje financiare dhe njerëz nga e gjithë bota të cilët e marrin seriozisht atë që  thotë zoti Trump”, u shpreh Obama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat