Trump për Streep: Aktore e mbivlerësuar

Amerika

Trump për Streep: Aktore e mbivlerësuar

Më: 9 janar 2017 Në ora: 18:46
Donald Trump

Donald Trump, i është kundërpërgjigjur aktores Meryl Streep, pasi që ajo publikisht e kritikoi para miliona njerëzve në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Golden Globe.

Në një fjalim shpërthyes që zgjati rreth 6-të minuta të dielën mbrëma, Streep nuk i kurseu aspak kritikat për presidentin e ri të Shteteve të bashkuara, duke thënë se mos-respekti që ai jep, ndjellë mosrespekt dhe dhuna inicion dhunë.

Trump i është kundërpërgjigjur aktores Streep, në profilin e tij në Twitter duke shkruar:

“Meryl Streep, njëra nga aktoret më të mbivlerësuara të Hollywood-it, nuk më njeh dhe më sulmoi mbrëmë në Golden Globes”, transmeton Klan Kosova.

Streep tani 67 vjeçare, është fituese e trefishtë e çmimit Oscar, ka 19 nominime nga Akademia e Filmit dhe 30-të nominime në Golden Globes

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat