Trump: Ja e vërteta e materialeve degraduese që ka Rusia për mua

Amerika

Trump: Ja e vërteta e materialeve degraduese që ka Rusia për mua

Më: 11 janar 2017 Në ora: 16:33
Donald Trump

Presidenti në ardhje i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar ashpër për pretendimet që Rusia ka materiale degraduese për të dhe ka thënë që Moska “nuk ka përdorur kurrë forcë mbi mua”.

Trump ka dënuar agjencitë e intelegjencës amerikane që kanë lejuar të qarkullojnë në publik, siç i ka quajtur ai “lajme të rreme”.

Ai më pas ka pyetur se “A po jetojmë në Gjermaninë Naziste?”.

Në këto raportime të paverifikuara thuhet që Rusia ka informacione për presidentin e zgjedhur Trump në lidhje me disa prostituta.

Gjithashtu është thënë që gjatë kampanjës presidenciale ai ka komunikuar në fshehtësi me Moskën.

Por përveç Trumpit këto pretendime i ka mohuar edhe Rusia zyrtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat