John Kerry: Deklaratat e Trumpit janë të pavenda

Amerika

John Kerry: Deklaratat e Trumpit janë të pavenda

Më: 16 janar 2017 Në ora: 18:52
John Kerry

Ishte e pavend nga presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, “të përzihet në politikat e një vendi tjetër në mënyrë direket”, ka thënë Sekretari i Shtetit, John Kerry, në një intervistë ekskluzive për gazetaren e CNN, Christiane Amanpour.

Kerry i është referuar deklaratave të Trump-it për Times dhe Bild ku ka thënë se NATO tashmë është e vjetërsuar dhe se Angela Merkel ka bërë një vendim “katastrofik” që ka pranuar miliona refugjatë.

Në këtë intervistë, Trump po ashtu ka parashikuar se më shumë vende do ta lënë Bashkimin Europian në të ardhmen.

“Mendoj se njerëzit duan identitetin e tyre të veçantë”, tha Trump. “Dhe nëse më pyetini mua, mendoj se edhe të tjerë do të largohen”.

Në përgjigjet ë kësaj Kerry ka thënë; “Mendoj, sinqerisht, ishte një deklaratë e pavend nga presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, që të ndërhyë në politikat e vendeve të tjera në një formë kaq direkte”.

Më pas Kerry e quajti Merkel “një nga lideret/liderët më të fortë në Europë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat