Axhenda e ceremonisë së marrjes së detyrës nga Donald Trump

Amerika

Axhenda e ceremonisë së marrjes së detyrës nga Donald Trump

Më: 19 janar 2017 Në ora: 13:33
Donald Trump

Donald Trump pritet të bëjë nesër betimin si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ceremonitë janë parashikuar me kujdes për të siguruar transferimin e pushtetit në mesditë siç është amenduar në kushtetutën amerikane.

Një axhendë e ceremonisë së marrjes së detyrës nga presidenti i 45-të amerikan, Donald Trump vijon si më poshtë:

06:30 (1130 GMT) – Fillojnë kontrollet e sigurisë në Capitol.

07:00 (1200 GMT) – Protestuesit kundër luftës nga Koalicioni  ANSWER kanë planifikuar të mblidhen përgjatë rrugës së  paradës.

Një gjyqtar vendosi këtë javë se protestat mund të bëhen, por kjo pjesë e rrugës së paradës mund të jetë rezervuar për spektatorët.

08:00 (1300 GMT) – Protestues të tjerë do të mblidhen për të marshuar drejt “National Mall”, përfshirë edhe një grup pro legalizimit të marijuanës.

Në mëngjes (koha e saktë pritet të njoftohet) – Trump do të marrë pjesë në një shërbim tradicional në mëngjes në kishën e “Shën Gjonit” pranë Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti, Barack Obama dhe zonja e parë, Michelle Obama do të mirëpresin Trumpin dhe bashkëshorten e tij, Melania  për çaj dhe kafe në Shtëpinë e Bardhë para se presidenti në largim dhe presidenti i zgjedhur të drejtohen së bashku për në Capitol.

11:30 (1630 GMT) – Fjala hyrëse në Kapitol. Mike Pence do të bëjë betimin si zëvendëspresident.

Mesditë (1700 GMT) – Trump bën betimin të drejtuar nga kryetari i Gjykatës Supreme, John Roberts.

Pas betimit, ai do të mbajë fjalim inaugurues, që ndihmësit kanë thënë se pritet të zgjasë vetëm 20 minuta dhe që përqëndrohet më shumë në plane konkrete sesa në retorika.

Pasdite – Trump dhe Pence do të drekojnë me anëtarët e Kongresit brenda Capitolit.

Çifti Obama do të niset me helikopter presidencial në bazën ajrore “Andrews Air Force Base”, ku ata do të udhëtojnë për herë të fundit me avionin presidencial “Air Force One” për në Kaliforni  për pushime.

Në orës 15:00 (18.00) – Parada inauguruese e orkestrave ushtarake, grupet qytetare dhe autokolonat presidenciale fillojnë udhëtimin nga bulevardi “Pennsylvania” për në Shtëpinë e Bardhë.

Familja e Trumpit do të shikojë paradën nga një podium i ndërtuar posaçërisht për këtë, në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.

Protestues të paautorizuar kanë kërcënuar se do ta pengojnë këtë.

Në mbrëmje – Familja e Trumpit do të marrë pjesë në tre ballo zyrtare inauguruese, përfshirë edhe një për ushtarakët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat