Trump mbërrin në Uashington, nesër merr Presidencën amerikane

Amerika

Trump mbërrin në Uashington, nesër merr Presidencën amerikane

Më: 19 janar 2017 Në ora: 18:36
Donald Trump

(E plotësuar) - Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka arritur në Uashington dhe nga nesër do të marrë detyrën e Presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara.

AFP njofton se 24 orë para inaugurimit, Trump nga Nju Jorku erdhi në kryeqytetin amerikan "i vendosur për të transformuar politikën amerikane në katër vitet e ardhshme". 

Donald Trump mbërrin në Washington

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump, sapo ka mbërritur në Washington.

Trump ka publikuar menjëherë një foto duke zbritur nga avioni në llogarinë e tij në Facebook,

‘Sapo mbërrita me Melaninë dhe familjen time. Faleminderit për të gjithë mbështetjen tuaj. Ju dua.- Do e bëjmë Amerikën të madhe sërish,” shkruan ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat