Inaugurimi i presidentit të ri të SHBA-së Donald Tramp

Amerika

Inaugurimi i presidentit të ri të SHBA-së Donald Tramp

Më: 20 janar 2017 Në ora: 10:28
Donald Trump

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Tramp sot do të inaugurohet si presidenti i 45-të i SHBA-së, ndërsa, siç komentojnë mediat botërore, në Shtëpinë e Bardhë do të hyjë njëjtë siç hyri edhe në garën presidenciale, "sfidues, mjaft i sigurt në politikën e tij dhe pa robërim të traditës".

Gjatë dhjetë javëve, pasi për çudi të shumicës u zgjodh për president, Tramp e shkeli protokollin diplomatik të vendosur me dekada, i testoi rregullat shumëvjeçare etnike dhe vazhdoi me stil luftues, duke u përgjigjur në çdo tentim për sulm personal, në Twiter ose drejtpërdrejtë.

Për dallim nga paraardhësit e tij, Tramp kaloi mjaft kohë gjatë periudhës së tranzicionit, duke bërë të ditur se i sheh punët më ndryshe, në vend se të ndryshojë për shkak të funksionit, i cili sipas shumicës do të ndryshojë për shkak të tij.

Midis fakteve interesante të ditës së inaugurimit ndahet ajo që sipas Kushtetutës së bërjes së betimit, robërimi i traditës janë të lejuara 35 fjalë, por disa presidentë i rrisin në 39 me atë që shtojnë "Edhe Zoti më ndihmoftë".

Kur bëhet fjalë për fjalimin e vetëm, shtrohet pyetja nëse Tramp do ta japë porosinë e zakonshme për bashkimin e kombit, do t'ia marrë rolin atij që krijon parregullsi në sistemin e rregullimit ose do të bëjë kombinim prej dy mundësive.

Ndihmësit e Trampit pohojnë se ai kujdes të madh i ka kushtuar fjalimit, se e ka ushtruar në Tramp tauer dhe se mund të pret se do të zgjasë rreth 20 minuta.

Donald Tramp do të nxjerrë një fjalim 'mjaftë personal' nga karakteri filozofik në ditën e marrjes së detyrës si president i SHBA-së", deklaroi dje zëdhënësi i ri i tij Shon Spajser.

Në pajtim me traditën, Tramp fjalimin do ta mbajë në krahun perëndimor të Kapitoll hill, pasi do të betohet si president duke e vendosur dorën mbi Bibël.

Ceremonia e betimit do të zhvillohet nga kryetari i Gjykatës supreme, Xhon Robert.

Në vitin 2013, gjatë betimit për mandatin e dytë presidencial, Barak Obama e ngriti dorën e djathtë, ndërsa dorën e majtë e vendosi mbi dy Bibla - njëra e shfrytëzuar nga Abraham Linkoln gjatë marrjes së detyrës në vitin 1861, ndërsa e dyta që i takonte Martin Luter King, luftëtari për të drejtat civile gjatë viteve të 50-ta dhe të 60-ta të shekullit të kaluar.

Duke e pas parasysh atë se rivalja e tij në garën presidenciale Hillari Klinton do të ulet në platformën inauguruese me bashkëshortin Bill Klinton, do të jetë interesante të shihet nëse Tramp kundërshtaren e tij do ta përmend gjatë fjalimit dhe nëse do të ketë çfarë do lloj reagimi me të.</p>

Më shumë se tetë mijë njerëz do të marshojnë në paradën nëpër Avenija Pensilvania, ndërsa organizatorët dëshirojnë që parada të zgjasë rreth 90 minuta, me qëllim që Tramp të ketë kohë të mjaftueshme, sepse siç thonë ndihmësit e tij, planifikon të përfundojë "ndonjë punë" në ditën e parë të marrjes së funksionit.

Në çdo inaugurim është e zakonshme të ketë edhe demonstrata, të cilët protestojnë kundër presidentit të ri, ndërsa këtë vit pritet se mund të vijnë edhe më shumë se 200 mijë njerëz.

Tramp u lavdërua me listën e ftesave, duke theksuar se personalitete më të njohura publike në botë do të vijnë n&eumleuml; inaugurimin e tij.

Himnin do ta këndojë Xheki Evanço, ndërsa do të performojnë edhe Toni Orlando dhe Sem Mur.

Snajperistë të vetmuar, kamionë si armë sulmuese, dronë të armatosur...e gjithë kjo konsiderohet si rrezik i mundshëm sigurie në inaugirimin presidencial të Donald Trampit, në të cilin priten rreth një milionë persona.

Pasi dy xhihadistë vranë dhjetëra persona në dy sulme me kamionë në Nicë dhe Berlin vitin e kaluar, shërbimet amerikane të sigurisë po ndërmarrin masa të posaçme me qëllim që diçka e ngjashme të mos përsëritet në kryeqytetin e tyre.

Dhe derisa Uashingtoni është në gjendje të të përherhshme të vigjilencës nga komplote të mundshme nga Shteti Islamik ose Al Kaeda, viteve të fundit u tregua se vendi është i rrezikuar nga sulme nga brenda, të cilët janë vetëm të inspiruara nga xhihadistët jashtë SHBA-së, por të realizuara nga ekstremistë vendor.

"Nuk kemi asnjë kanosje të besueshme për inaugurimin", deklaroi ministri i Sigurisë së Brendshme Xhej Xhonson.

Rreth 28.000 pjesëtarë të forcave të sigurisë në uniformë dhe në civil nga rreth pesëdhjetë shërbime të ndryshme të sigurisë amerikane, duke e përfshirë edhe Shërbimin sekret, Gardën kombëtare, FBI-në, do të sistemohen në Uashington në solemnitetet inauguruese.

Përndryshe, ceremonia do të fillojë me vendosje të kurorës në Varrezat kombëtare në Arlington, do të vazhdojë me dhënie të betimit, pastaj parakalimi i inaugurimit dhe një sërë ballesh, që të fund të përfundojë me meshë në Katedralen kombëtare të shtunën.

Posaçërisht është e ndjeshme dhënia e betimit para hyrjes perëndimore të Kapitolit, ku do të jenë presidenti në largim dhe presidenti i ri, ish-presidentët dhe shumica e funksionarëve nga administrata dhe Kongresi. Ata do të jenë të mbrojtur me xhama antiplumb, ndërsa nëpër pullaze do të jenë të sistemuar snajperistë qeveritarë. FBI në këtë rajon do të ketë detektorë radiacioni, kimik dhe biologjik.

Parakalimi tradicionale nëpër Avenynë Pensilvania nga Kapitoli deri te Shtëpia e bardhë, gjithashtu, do të jetë provim për shërbimin e sigurimit.

Presidenti Xhimi Karter i befasoi të gjithë kur në këmbë ka ecur nëpër gjithë trasenë (1,8 kilometra në vitin 1977. Nga atëherë, presidentët ecin vetëm një pjesë të rrugës, por edhe ajo është e mjaftueshme që agjentët e shërbimit sekret, të obliguar për mbrojtjen e familjes presidenciale, të brengosen.

Shërbimet e sigurisë presin midis 700 dhe 900 mijë njerëz në inaugurimin, duke përfshirë edhe të paktën 99 grupet të cilët planifikojnë protesta.

Qendra e Uashingtonit me sipërfaqe prej rreth shtatë kilometra katrorë do të mbyllet për qarkullim me automjete, ndërsa të gjithë ata të cilët në këmbë do të hyjnë do të kontrollohen hollësisht.

Që të pengohet ndonjë sulm eventual me kamion, autoritetet rreth kësaj zone do të vendosin barriera betoni, kamionë të ngarkuar me çimento, kamionë për mbeturina, autobusë dhe automjete të tjera të rënda.

E gjatë është lista e ndalesave të sendeve, ndërsa përfshin edhe çfarëdolloj të sprejëve, tullumbaceve, biçikletave, shisheve të qelqit, shkopinjëve për selfi, çantave dhe laserëve. Janë të lejuara vetëm telefona celularë dhe çanta shumë të vogla. Mund të mbahen shkrime për protestat, me dimensione rreptësisht të caktuara.

Në qiellin e Uashingtonit është ndaluar përdorimi i dronëve, ndërsa në qoftë se megjithatë ndonjë paraqitet, Xhonson paralajmëron teknologji me të cilën kjo do të zgjidhet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat